E papritur, ndërron jetë në moshë të re aktorja e njohur e Hollywood

Një lajm i trishtë është raportuar nga mediat e huaja. “TMZ” ka raportuar ae aktorja Jessica Campbell ka humbur jetën në moshën 38 vjeçare më 29 dhjetor.

E ndjera ka lënë pas djalin e saj 10 vjeç, Oliver. Lajmin e vdekjes së saj e ka konfirmuar kushërira e Campbell, Sarah Wessling, në një faqe “GoFundMe”.

Ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes së aktores. Wessling i ka thënë “TMZ” se familja e saj po pret rezultatet nga zyra e qarkut Multnomah në Oregon. Gjatë një interviste, Wessling u shpreh se në një moment Campbell hyri në tualet dhe nuk doli më prej andej. Familjarët e saj e gjetën pa shenja jete

Nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë qenë me Covid-19, pasi ishte shprehur më parë se ndjehej si e ftohur. 38 vjeçarja u bë e njohur për rolin në filmin “Election” të vitit 1999, ndërsa luajti edhe në filma të tjerë, si “Freaks and Geeks”, “The Safety of Objects”, etj.

Shiko tv shqip

Related Posts