E premte, datë 13! Çfarë ka kaq të frikshme kjo ditë?

Nëse nuk po e lexoni këtë artikull nga shtëpia, do të thotë që nuk jeni një nga 60 milionë njerëz që e konsiderojnë këtë datë si ditë tersi dhe refuzojnë të lëvizin nga shtëpia me idenë se mund t’u ndodhë diçka e keqe. Studime të ndryshme kanë treguar se “e premtja e tersit” është një nga besëtytnitë më të përhapura në botë, njëkohësisht një ndër më të diskutuarat.

E premtja e 13-të duket si një fenomen që ndodh rrallë, por çdo vit qëllon të jetë të paktën 1 herë, e premte, datë 13. Kjo ndodh sa herë muaji i ri nis në ditën e diele. Në disa vite jo dhe aq me fat, qëllon që të kemi dhe 3 ditë të premte kur data shënon 13. Për shembull, në vitin 2015, data 13 qëlloi të premten në shkurt, mars dhe nëntor.

Si lindi besimi se kur e premtja bie në datën 13 të muajit është ters?

Trembëdhjeta përgjithësisht konsiderohet ters dhe ngjarja më famëkeqe e këtij numri vjen nga Bibla. Juda, i cili tradhtoi Jezusin, ishte mysafiri i 13 që u ul në Darkën e Fundit. Nga ana tjetër, as e premtja nuk konsiderohet si ditë e mirë, referuar edhe kryqëzimit të Jezusit në po të njëjtën ditë. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera, e premtja njihej si Dita e Xhelatit, sepse ekzekutoheshin njerëzit e dënuar me vdekje. Të tjerë i referohen ditës kur mbreti Filip IV ekzekutoi me qindra kalorës pjesëmarrës në kryqëzatat e Jeruzalemit.

Fobia nga dita e premte, datë 13 njihet si “Paraskevidekatriaphobia” dhe është bashkim i dy fobive: fobia nga numri 13 dhe fobia nga dita e premte.

Përsa i përket numrit 13, është një nga besëtytnitë më të përhapura sa gjerësisht nëpër pallate ndodh të mos shënohet kati i 13. E njëjta gjë edhe me avionët ku në disa raste nuk ka vende me numrin 13. Njerëzit refuzojnë të udhëtojnë në këtë datë dhe avionët nisen thuajse bosh.

Nëpër forume dhe artikuj online përmenden edhe raste të tjera kur në këtë ditë kanë ndodhur tragjedi a ngjarje të ngjashme, të cilat e kanë shndërruar këtë ditë në një ditë tmerri:
një ciklon goditi Bangladeshin dhe Indinë duke shkaktuar 500,000 viktima më 13 nëntor 1970 gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët goditën Paallatin Buckingam me 5 bomba më 13 shtator, 1940.Tupac ndërroi jetë më 13 shtator, 1996.një 13-vjeçar u godit nga një rruge në Angli, në orën 13:13, më 13 gusht të vitit 2010.

Ndodh që një datë e tillë të përsëritet edhe dy herë brenda një viti dhe shumë rrallë tre. Megjithatë – një lajm jo fort i mirë për supersticiozët – nuk mund të ndodhë kurrë që një vit të mos ketë një të premte në datë 13. /Anabel/The Independent

Shiko tv shqip

Related Posts