E pyesin sa para ka fituar nga ”Për’puthen”? Autorja, Olsa Muhameti jep përgjigjen modeste

Autorja e “Përputhen” Olsa Muhameti ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale. Ata nuk ia kanë kursyer pyetjet rreth programit më të ndjekur, i cili ka thyer çdo rekord shikueshmërie.

Ndjekësit janë bërë kuriozë të dinë sa ka fituar Olsa nga “Përputhen”. Ajo nuk ka thënë një shifër, mirëpo ka treguar se më shumë është lodhur, se sa ka fituar.

“Shumë ma bëni këtë pyetjen. Jo aq sa jam lodhur”, ka shkruar autorja.

Por duhet thënë dhe pranuar nga të gjithë se pavarësisht programit edhe sesi trajtohen disa tema apo veprime nga shoqëria jonë, ky emision ka thyer çdo rekord edhe ka arritur rekorde në klikime ku sipas ekspertëve kanë gjeneruar mbi 3 milionë dollarë vetëm nga youtube.

Shiko tv shqip

Related Posts