E shqetësuar nga largimet e fundit nga LSI, Kryemadhi bën lëvizjen e radhës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim më të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryemadhi u shpreh se Rama po nxit largimin e të rinjve nga vendi.

Sipas saj, mungesa e shpresës është arsye që të rinjtë po largohen jashtë vendit.

Deklarata e Kryemadhit:

“Ju e keni parë dhe vetë procesin e Maturës Shtetërore, dhe humbjet që patët nga ky proces. Çdo ditë duhet të motivohen votuesit për herë të parë që janë elementë që duhet të përdoren. Ata po largohen nga vendi. Rama po i motivon për t’u larguar. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e Lulit, e Monikës, dhe e Ramës. Ai merr guximin; duroni kush duron, dhe pjesa tjetër të ikë. S’mund të lejojmë që dikush të marrë të ardhmen tuaj”, tha Kryemadhi.

Shiko tv shqip

Related Posts