E solli në versionin anglisht, Arilena zbulon kuptimin e veçantë që fshihet në klipin e këngës “Shaj”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arilena Ara, do të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit në festivalin e Eurovisionit me këngën “Shaj” që në anglisht u përkthye “Fall from the sky”.

Por për shkak të koronavirusit, festivali u anullua. Së fundmi, pas publikimit të klipit të kësaj kënge, Arilena ka zhvilluar një intervistë për kanalin e Youtube të Eurovision, ku ka rrëfyer se zgjodhi ta përkthente këngën në anglisht që publiku ta ndjente si ajo e ndjeu kur e dëgjoi për herë të parë.

Gjithashtu, Arilena ka zbuluar se në klip mund të shihet një tranzicion i një personi që është ndryshe në realitet dhe ndryshe në klip.

“Shaj” ishte bërë fillimisht në anglisht dhe pastaj e kthyem në shqip. E kam pëlqyer shumë që kur e dëgjova për herë të parë. Jam shumë e lumtur që morëm vendimin ta mbanim në anglisht sepse gjithmonë kam dashur të përcjell tek ju ndjesinë që pata kur e dëgjova për herë të parë. Koncepti i klipit “Fall from the sky” është i thjeshtë dhe i pastër. Doja të shfaqja ndjenjat e mia, por në kët video mund të shihni tranzicionin nga Arilena e pafajshme në Arilenën e “çmendur”, u shpreh Arilena.

Related Posts