E telefonoj disa herë por nuk përgjigjet, më merr pas një muaji…”, mesfushori i njohur zbulon prapaskenën e çuditshme me Raiolën

Henrik Mikitarian është i huazuar nga Arsenali tek Roma dhe mesa duket dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Itali. Ekipi romak nuk ka një opsion blerjeje për mesfushorin në fund të sezonit por armeni duket i bindur se mund ta zgjasë kontratën.

Për mediat italiane Mikitarian u shpreh: “Nuk e di se sa do qëndroj këtu por mua më pëlqen Roma si qytet dhe si klub. Unë dua ta vazhdoj karrierën time këtu por nuk është në dorën time.”

Mesfushori armen tregon edhe se sa e vështirë është të punosh me një agjent si Mino Raiola: “Ka raste kur e telefonoj disa herë dhe ai nuk përgjigjet. Më pas ai më telefon mua pas një muaji dhe më thotë: Ku je? Më ke harruar mua? Por ai mbetet një nga më të mirët në punën e tij,” përfundon Mkitarian.

Shiko tv shqip

Related Posts