‘E thirra Spango’! Dritan Shakoxha tregon sherrin me ish-ministrin Ylli Pango: Ia fuste kot

Komentatori i mirënjohur Dritan Shakohoxha ka qënë i ftuar në emisionin e Rudina Dembacajt “Mos i fol Shoferit”, ku ka treguar sesi e hoqi që të nesërmen lajmin për Ylli Pangon, ish ministër asokohe.

Gjatë emisionit janë sjellë disa komente ndër vite të Shakos, të bëra në ndeshje të ndryshme njëra nga ato ka qënë: “Në stadium ndodhet dhe ministri Spango më falni Pango.”  

Duke mos e rikujtuar këtë koment ai na ka treguar një tjetër histori me ish ministrin Pango: Për ministrin Pango, vetëm njëherë kam vënë një titull në gazetën që kam pasur “Sporti Ekspres“ që tani s’është më. Ministri atëherë kishte polemika me futbollin, në përgjithësi këta kush vjen duan të komandojnë gjithandej . Ja fuste pak kot profesori për një periudhë por që u zbut shumë shpejt ishte atë kur kishte dhe problemin me ato videot që e nxorën në television atëherë dhe unë bëra një titull “ Ministri me karrige në dorë” se të nesërmen e hoqën.”

Shiko tv shqip

Related Posts