E vrau nusja e tij, djali prek me vargje: Jam pishman moj nënë…

Olti Lami e ka vuajtur shumë vdekjen e nënës së tij, për të cilën u tha se vdiq për shkak të një ataku në zemër.

Nëna e tij Lirije Lami, u helmua nga nusja 21-vjeçare e tij, Marjana Çmeta, por krimi u zbulua vetëm pak ditë më parë, duke bërë që e reja të arrestohet.

Olti vetëm pak javës pas vrasjes së të ëmës në 30 prill të vitit 2017, ka publikuar një fotografi me të në Facebook, duke i dedikuar vargje prekëse:

“Nënë ti shkove në tjetër botë

e këtu më le mua

më s’mun të dëgjoi nga ti

Fjalën bir të dua.

Të morri zoti ty moj nënë

e më la mua pa ty

mërzitem shumë moj nënë

që më s’mund të shoh me sy

Shpesh mendoj për ty nënë,

e kujtoj ditët që kaluam bashkë,

prej që vdiqe ti moj nënë

në zemër mu formua një boshllëk

Kur afrohem te varri yt

sytë mu mbushen plotë me lotë,

nënë ti më le mua

dhe shkove në tjetër botë

Të gjithë më shikojnë moj nënë

ndoshta ju dhimbsem unë

oj nënë të gjithë e kanë ditur

se të kam dashur shumë

Kur fle natën nënë

unë vetëm për ty mendoj,

do të doja të kem pranë

dhe fytyrën tënde ta ledhatoj

Jam pishman moj nënë

se nuk ta dita vlerën,

prej që vdiqe ti moj nënë

vdekja jotte na mbylli derën

Askush moj nënë

më tek ne nuk vje,

që prej asaj dite

kur u largove prej kësaj shtëpie. /a.y/noa.al

Nusja ishte shtatzënë kur helmoi vjehrrën, detaje tronditëse nga krimi në familje

“Allahu të më falë”, nusja u rrëfye te Hoxha për helmimin e vjehrrës

Nusja helmoi vjehrrën, bashkëshorti i viktimës e dinte për krimin por heshti

Shiko tv shqip

Related Posts