Edhe Blendi Fevziun ‘e lëshojnë nervat’, i drejtohet Taulant Ballës: Po flet kot, je bërë si Çarli Çaplin

“Kanë inskenuar këtë histori për 10 mijë euro duke përfshirë edhe emrin e grupit parlamentar të PS-së”, tha Balla në emisionin Opinion, gjatë një lidhje live me emisionin.

Deklarata, ka sjellë tension në studio dhe përplasje verbale mes panelistëve dhe Ballësm i cili nuk i ka lënë, as të flasin as të pyesin.

Kjo situatë ka detyruar edhe moderatorin e emisioni “Opinion” Blendi Fevziut, ti drejtohet taulant Ballës me frazën “Dëgjo mos mbaj fjalim. Po flet kot, po flet si Çarli Çaplini”.

Pjesë nga debati në studio:

Taulant Balla: Kanë inskenuar këtë histori për 10 mijë euro duke përfshirë edhe emrin e grupit parlamentar të PS-së

Basir Çollaku: Dua ta falënderoj deputetit që thotë ka kërkuar 10 mijë euro

Taulant Balla: Po, bashkë shihemi në gjykatë

Basir Çollaku: Me kënaqësi që nesër

Basir Çollaku: Meqë jeni te deputeti Rrahman Rraja a e keni ditur që djali i tij ka qenë në kërkim dhe i keni kërkuar ministrit ta arrestojë? Pse si kërkoni ministrit të Brendshëm kamerat që të provojnë që s’keni qene në ambientet Policisë?

Taulant Balla: Këtë punën e kamerave do ta sqarojë policia sepse skam të drejtë.

Basir Çollaku: Prokuroria ka dy vjet që s’bën asgjë.

Taulant Balla: Po rri… Të jesh i sigurt o fatkeq….

Artan Hoxha: Me gazetarin nuk ke punë.

Taulant Balla: Mua më vjen keq që përdoret kjo lloj politike.

Blendi Fevziu: Balla, dëgjo ç’thotë Shkullaku se ta kam ulur zërin.

Armando Shkullaku: A e keni parë ndonjëherë Ballën kështu? Ka një orë që nuk pushon.

Blendi Fevziu: Dëgjo mos mbaj fjalim. Po flet kot, po flet si Çarli Çaplini.

Taulant Balla: Sot kam bërë kallëzim penal, pres që prokuroria ta hetojë.

Armando Shkullaku: Problemi është që se kam parë Ballën kaq të nervozuar, që ofendon gazetarë, të ndërpresësh fjalën pa filluar akoma.

Taulant Balla: O zotëri unë s’dëgjoj fare, zoti Fevziu më ndihmo me teknikën.

Blendi Fevziu: AAAA, me teknikën ka problem Klani s’kam ca të bëj.

Shiko tv shqip

Related Posts