Edi Rama jep lajmin e papritur por shumë të mirë: “Do të ndodhë më 15 Korrik”

Kreu i shtetit, Edi Rama u akuzua gjatë fushatës elektorale që i parapriu zgjedhjeve të 25 prillit, se ai Aeroportin e Kukësit nuk do ta bëjë kurrë realitet por gjithçka e bën për fushatë.

Sot, ai ka dhënë një super lajm për të gjithë udhëtarët duke konfirmuar hapjen e këtij aeroporti më datë 15 Korrik. Kryeministri i bashkangjiti këtij njoftimi edhe një video nga Aeroporti i Kukësit ku tregon edhe çmimet super të lira për fluturimet e para.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,

Zyrih – Kukës 28.66 EUR,

Kukës – Stamboll 12 EUR,

Stamboll – Kukës 23 EUR” -shkroi Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts