Edi Rama përditëson situatën e zjarreve në vendin tonë” ‘Janë shtuar si epidemi’

Kryeministri Edi Rama ka bërë pak orë më parë një tjetër reagim në lidhje me zjarret në Shqipëri.

Ai u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se këto vatra zjarresh janë shtuar si epidemi në të gjithë Europën.

Në të njëjtën kohë, Rama i ka shprehur ngushëllimet e tij, familjes së 64-vjeçarit që humbi sot jetën nga flakët duke u bërë viktima e parë në vendin tonë.

Postimi i Ramës:

Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.

Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër.

Shiko tv shqip

Related Posts