Edi Rama: Sot më shumë se kurrë më parë, roftë Kosova dhe UÇK-ja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas propozimit për aktakuzë nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Rama ka thënë që prej se e ka marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe ka lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, “përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time”.

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit!

RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”, ka thënë Rama.

Shiko tv shqip

Related Posts