Eduard Halimi rikthehet në politikë, Basha i ngarkon detyrën e rëndësishme

Pas një periudhe jashtë politikës, ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi, është rikthyer në Partinë Demokratike. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka ofruar Halimit të bëhet koordinator i posaçëm i Partisë Demokratike për procesin zgjedhur.

Halimi do të koordinojë punën mes 12 drejtuesve në qarqe, ndërsa ka nënvizuar se nuk do të kandidojë për deputet. Ish-deputeti i PD-së u largua nga politika në shkurt të vitit 2018, për të ndjekur pasionin e tij, avokatinë.

Halimi ka qenë deputet i Partisë Demokratike gjatë tre legjislaturave. Ai ka shërbyer edhe si Ministër i Drejtësisë gjatë qeverisjes Berisha./

Shiko tv shqip

Related Posts