Ende në “bokse”, 4 mesfushorët e Kombëtares jashtë fushave

Liga e Kombeve po afron, ndërkohë që katër nga mesfushorët e Kombëtares janë ende të dëmtuar. Burim Kukeli, Taulant Xhaka, Amir Abrashi dhe Eros Grezda nuk janë ende të gatshëm për skuadrat e tyre dhe me shumë gjasë nuk do të jenë në formën më të mirë as në ndeshjet e shtatorit.

Kukeli dhe Abrashi u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për dëmtime të rënda në gju. Si mesfushori i Sionit, ashtu edhe ai i Fraiburgut, do të duhen disa javë që të mund të jenë të gatshëm për t’u stërvitur plotësisht, ndërkohë që dëmtimi ka bërë që të humbasin fazën përgatitore.

Gjithashtu, Taulant Xhaka ka qenë një mungesë e rëndësishme për mesfushën e Bazelit, prej dëmtimit. Ai pritet të rikthehet në fushë pas disa javësh. Mesfushori me tipare të avancuara që luan edhe si sulmues anësor, Eros Grezda, nuk ka nisur ende përgatitjet me Osijek për shkak të dëmtimit. Secili prej tyre duket se mund të jetë mungesë e rëndësishme për Kombëtaren për ndeshjet e shtatorit.

Shiko tv shqip

Related Posts