Është shtatzënë dhe nuk ndihet mirë? Moderatorja largohet nga studio gjatë transmetimit

Pjesa e tretë e emisionit “Shqipëria live” nisi pa moderatoren Erjona Rusi.

Flori Gjini sqaroi për publikun se moderatorja nuk është në studio, uroi të bëhet mirë dhe “ne do të vazhdojmë emisionin”, tha ai.

“Shqipëria live” transmetohet çdo ditë, nga e hënë në të premte, live në Top Channel. Bashkë prezantuesit, Flori Gjinit kjo ngjarje i erdhi papritur dhe u duk i shqetësuar.

Gjatë transmetimit, Erjona hyn në studio dhe uron 1 prillin.

E gjitha ishte një shaka për Ditën e Gënjeshtrave. Flori, ndërkohë, pasi qetësohet, zbulon se dyshimi i parë, kur pa kolegen, ishte: “i thashë mos je shtatzënë, kjo ishte gjëja e parë që më erdhi në mendje”.

Shiko tv shqip

Related Posts