Fantazma” e vrasjes makabre të Gllogjanit, autor i shumë vrasjeve!?

Një javë më parë Kosova përjetoi shok. Nuk kishte ndodhur që të kishte viktima të pafajshme në grup, në mesin e tyre dy nxënës.

Vras.je të tilla të pamëshirshme, vetëm ata që kanë jetuar para luftës në Kosovë, i kanë përjetuar nga okupatori serb.

Rast i qartë i terrorizmit, sipas rrethanave dhe vrasjes së kryer, përveç se i mungon autorësia e terroristit-organizatës, grupit etj.

Një rast i ngjashëm sulmi terrorist, por që ka shpëtuar rastësisht me më pak viktima është ai i vitit 2007 në Prishtinë, kur ishte sulmuar me tritol një lokal në Prishtinë, që pavarësisht se kishte për cak individ të kriminalizuar, pasojat mund të ishin katastrofale. Aty mbetën të vdekur Naim Muratin dhe Pleurat Sllamnikun, dhe u plagosën 11 të tjerë.

Në Gllogjan mbet i plagosur edhe një i ri.

Hetime nga Shqipëria

Që ditën e nesërme shkruajtëm se vrasësi mund ta kishte lëshuar Kosovën, sepse informacionet dhe analizat e mbështesnin një ndodhi të tillë. Madje edhe tërhoqëm vërejtjen se sulmi ishte drejtuar edhe ndaj shtetit.

Pas dy dite e sollëm shkrimin tjetër, që tashmë ishte e sigurt se vrasësi kishte kaluar në Shqipëri.

Në informacionin e analizuar e krahasuam se ishte një përpjekje që mund të kishte skenare të ngjashme me ato të vitit 2004, trazirave të marsit. Vrasja e tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër, kur ujërat ishin rritur nga shirat, u shfrytëzua për t’i akuzuar serbët. Protestat anembanë Kosovës u shfrytëzuan nga organizime kriminale, të cilat e dëmtuan procesin e pavarësimit të Kosovës, në cilës dhe në kohë.

Tani për tani nuk ka të dhëna në sulmin aktual se kush është mbrapa si grupim, apo me gjasë është krejtësisht individual, që ka në thelb mosmarrëveshje të thella, ‘borxhe të pashlyera’. Pra, si një paralajmërim kërcënues, tronditës, që nuk njeh kufi.

Në zbardhjen e këtij krimi mund të ndihmojë Shqipëria, qeveria e Edi Ramës, përkatësisht institucionet e saja të sigurisë, megjithëse të kompromituara shumë rëndë, duke pasur parasysh vrasjet makabre, gati dy raste në javë. Kujtojeni rastin e vrasjes në Shkodër të ish kryetarit të Velipojës, dhe ish deputetit demokristian.

Madje, si padashur hetimet e mediave në Shqipëri e lidhin vrasjen makabre atje me Kosovën, se mund të jenë takuar këtu tre veta, për ta arritur marrëveshjen e ekzekutimit.

Mungesa e besimit në siguri e institucioneve të Kosovës, i ka bërë që të mbesin mbrapa në informacion, edhe pse po të ishin ndoshta më bashkëpunues me ndërkombëtarët, do të mund të kishin arritur deri më tani tek arrestimi i vrasësit.

Udhëtimië si një fantazmë

Të gjitha informacionet të krijojnë idenë, se vrasësi e njihte aq mirë zonën, sa që ai u largua si të ishte një kameleon, madje një fantazmë. Ai madje do të mund të ishte larguar, si një fantazmë, ashtu siç po quhet Neutrino, grimca e sapo ‘prodhuar’ javën e shkuar nga eksperimentet në Cern, laboratorin më të madh në botë të përshpejtuesit (të grimcave).

Një grimcë, që fizikantët presin që ta shpjegojë jo vetëm lidhjen subatomike, ndryshimin e saj si një kameleon, por edhe të jap përgjigje për rolin në univers dhe mbase në krijimin e tij. Një hap i ngjashëm me zbulimin e grimcës ‘bozone-higs’, që u quajt edhe si grimca e Zotit, për të cilën morën çmimin Nobel.

Edhe për interpretimin e grimcës Neutrino është ndarë Nobeli, por mungonte prova, krijimi eksperimental i saj, gjë e cila u arrit në përshpejtuesin në Cern, të Zvicrës.

Padukshmëria e Neutrinos, i jep imazhin e një fantazme, që kalon jo vetëm çdo pengesë, në udhëtimin e saj, por ajo mund të kalojë përtej universit tonë.

Vrasësi i Gllogjanit, u bë si fantazmë, që i humbi ‘nga dora’ ministrit Sveçla, i cili e pat shpallur ultimatumin e dorëzimit,

Duke dyshuar që ai ishte një bashkëpunëtor apo një vrasës profesionist, a mund të ketë qenë i përfshirë në krime të tjera, në vrasje të tjera, dhe të jetë zhdukur porsi fantazmë?!

Por, kjo nuk mund të kishte ndodhur pa një porositës të fuqishëm për vrasje, dhe pa dikë, që e mbron me instrumentet e shtetit!

Shiko tv shqip

Related Posts