Fatos Lubonja godet rëndë politikanin e njohur: Ilir Meta është “peshku i madh”, por… ky sistem e prishi

Analisti Fatos Lubonja ka nxjerrë ndoshta si pa dashje ate qe mbante perbrenda, teksa duke tentuar ti bej sulm Edi Rames, ka deklaruar per shqiptaret se Ilir Meta eshte “peshku i madh” i korrupsionit ne Shqiperi.

Lubonja, I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ me gazetaren Eni Vasili teksa u pyet se përse është kaq e vështirë që të kapen të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj” duke bërë humor u përgjigj se vetë ambasadori Lu nuk e përcaktoi mirë togfjalëshin “peshku i madh e ha të voglin”.

Lubonja tha se ambasadori amerikan tha që “peshku i madh e ha të vogël”.

Më tej ai tregoi se pse nuk janë kapur ende këta “peshq të mëdhenj” dhe tregoi se cilët janë ata sipas tij.

Eni Vasili: Pse është kaq e vështirë që rrjeta të kapë peshq të mëdhenj?

Fatos Lubonja: Ambasadori se tha mirë. Tha peshku i madh e ha të vogël. Duhet ta njohësh mirë shqipen dhe realitetin shqiptar.

E para se drejtësia është peshk më i vogël se sa peshqit e mëdhenj që të hahet peshku duhet që drejtësia të jetë e pavarur, por ka qenë nën kontrollin e politikës.

Po citoj Edi Ramën. Ishte një periudhë kur u bashkua me Metën që konsiderohej peshk i madh.

Nuk është punë njeriu, por sistemi.

Atëherë i bie që ky sistem prishi edhe Ilir Metën.

Peshku i madh është një politikan? Për mua edhe është edhe s’është.

Për mua është sistemi oligarkët.

Dhe një palë dhe tjera, se janë pjesë e sistemit.

Shiko tv shqip

Related Posts