FBI-ja shqiptare drejt finalizimit, ambasada e SHBA në Tiranë jep lajmin e bujshëm për shqiptarët

Ambasada e SHBA ka postuar në rrjetet sociale fotot e trajnimit të aplikantëve që do të jenë pjesë e të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Selia diplomatike përshëndet dhe mbështet aplikantët e përzgjedhur të BKH dhe fton personat e interesuar që të aplikojnë për vendet e reja të hapura në këtë institucion të ri që do të luftojë korrupsionin.

“Dje, një grup shqiptarësh nisën të hedhin hapat e tyre të fundit drejt shndërrimit në hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pasi kaluan përmes shqyrtimit të aplikantëve, testimeve të arsyetimit logjik, aftësisë fizike dhe shkrimit të eseve, një paneli intervistash, dhe një kontrolli të imët të karrierës së tyre, ata u përzgjodhën për të marrë pjesë në trajnimin e Ditës së Parë të Klasës së Parë. Ky grup elitar do të drejtojë luftën kundër korrupsionit dhe kr mit të organizuar në Shqipëri. Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje për aplikime, duke kërkuar gra dhe burra të tjerë, nga një gamë e gjerë e prejardhjeve profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të shkathtësisë mendore dhe aftësisë fizike. Dita e Parë e Klasës së Dytë nuk është larg. Është koha për të bërë përpara”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Shiko tv shqip

Related Posts