Fenomeni i rrallë natyror mahniti njerëzit me spektaklin që i mbajti të mbërthyer me kokën nga qielli

Eklipsi i diellit dha spektakël në Afrikën Perëndimore, në Gadishullin Arabik, Azinë e Jugut, Kinën jugore dhe në Tajvan, duke mbajtur njerëzit me orë të mbërthyer me kokën nga qielli.

Fotografët arritën të kapnin foto mahnitëse së fenomenit të njohur dhe si Unaza e Zjarrit, pasi Hëna kalon mes Tokës dhe Diellit, duke lënë një unazë të hollë drite të dukshme.

Eklipsi rastisi në solsticin e verës, dita më e gjatë e vitit në Hemisferën Veriore.

Eklipset unazorë ndodhin çdo vit ose një herë në dy vjet dhe janë të dukshme vetëm në një pjesë të planetit. Ky i sotmi zgjati rreth 90 sekonda në pikën maksimale të tij.

Njerëzit qindra kilometra larg qendrës nuk e panë eklipsin aktual, por ata panë kullimin e dritës nga dita.

Sipas astronomëve, shikimi i eklipsit është ekuivalent i kalimit nga një llambë 500 W në një llambë 30 W.

Shiko tv shqip

Related Posts