Festa e Birrës në Korçë 18-22 Gusht/ Ftesë edhe për Goran Bregovic, organizatorët e cilësojnë mbrëmje kulminante

Qyteti i Korçës është në përgatitje e sipër të edicionit të radhës së Festës së Birrës.E cila do të mbahet prej 18 deri më 22 gusht. Mendohet se Korça Beer Fest do të ndiqet nga 100 mijë turistë dhe do të mbahet në Terminalin e Ri të Autobusëve, në hyrje të qytetit. Këngëtari serb Goran Bregovic do të jetë një nga të ftuarit special të këtij viti. Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një njoftimi, ku kanë treguar se nata kur do të këndojë Bregovic do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.

Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtari do të shfaqet para publikut në Shqipëri .Ai mbajti koncert të madh në Tiranë në vitin 2014, ku edhe u vlerësua me çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama i cili ishte kryetar i bashkisë

Shiko tv shqip

Related Posts