Fjalimi i saj për “Koropratën” në parlament u bë viral, Halilaj shmang gazetarët me dy përgjigje të shkurtra (Video)

Deputetja e opozitës së re në parlament, Majlinda Halilaj, e cila u bë e njohur pas fjalimit në për “Korporatën” ditën e sotme shmangu deklaratat para medias, duke kthyer vetëm dy përgjigje të shkurta.

E veshur me të zeza, teksa fliste në telefon, Halilaj nuk e uli aparatin në asnjë moment për të shmangur mediat, për të cilat dha dy përgjigje të shkurtra.

“Asgjë nuk ka ndodhur”, tha ajo kur u pyet nga gazetarët se çfarë i kishte ndodhur javën kur ajo mbajti fjalimin në Parlament, ku nuk shqiptonte siç duhej fjalët.

Dhe “Probleme ka sa të duash”, iu përgjigj pyetjes se cilat ishin problemet që i kishte ngritur elektorati që e ka votuar në takimin që ka pasur me ta.

Fjalimi i Halialjt u bë viral në rrjetet sociale pasi shqiptimi në mënyrën jo të duhur të fjalëve shqipe u komentua gjatë nga publiku.

Halilaj reagoi me një status në FB për situatën e krijuar nga fjalimi i saj dhe shpjegonte se “Për çdo gabim ka një arsye, nuk gjykohet njeri nga gabimet por nga mendimet qe ka. Sot për arsye shëndetësore te problemit me syrin nuk isha e qartë për qytetaret”.

Shiko tv shqip

Related Posts