Florian Marku shan shqip pasi i mohuan fitoren. Shikoni videon që po bën xhiron e internetit

Florian Markut nuk i ka pëlqyer vendimi i gjyqtarit që meçi mes tij dhe Jamie Stwart të përfundonte me barazim.

Boksieri shqiptar, që tashmë jeton në Londër, ka thënë se ai e meritonte të fitonte këtë duel, pasi kundërshtari i tij nuk kishte arritur madje të gjuante një goditje si duhej.

Gjyqtarët vendosën që ndeshje mes dy boksierëve ishte mbyllur në barazim. Irritimi i Markut që nuk iu dha fitorja shihet edhe në një video që ka nisur të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Derisa po bëhej gati që të jepte intervistën pas meçit, Marku për një moment harroi se zëri i tij mund të dëgjohej në kamerë.

Boksieri shqiptar ishte aty me kundërshtarin e tij që e përshkroi si rival të fortë, mirëpo në këtë duel ishte më i mirë se ai. Tek video pjesën e mërzitjes e gjeni në sekondën e 55-të.

Shiko tv shqip

Related Posts