Fotoja e Berishës me Enver Hoxhën? Flet Grida Duma

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka folur për situatën brenda kësaj force politike, ku ka përsëritur thirrjen e saj që mes demokratëve të mos ketë përçarje, pavarësisht kompromiseve që mund të bëhen nga lart.

E pyetur sesi e komenton ajo foton që qarkulloi në media, ku Sali Berisha shfaqej pranë Enver Hoxhës, deputetja tha në “Neës24” se doktori me profesionalizmin e tij ka arritur të shërbejë asokohe në Bllok.

Pyetje: Si e komentoni foton e Berishës me Enver Hoxhën?

Duma: Nuk shikoj asgjë tek kjo foto. 80% e shqiptarëve kanë jetuar nën sistemin komunist. Nuk e ka fshehur ndonjëherë Berisha që ka studiuar në Francë. Ai hyn tek ambiciozët. Mendoj që një pjesë të betimit të hipokratit duhet ta kishte mbajtur edhe në politikë, por nuk e mbajti. Me profesionalizmin e tij ka arritur deri aty që të jetë pjesë e mjekëve që kanë shërbyer në bllok. Shqipëria ka ardhur në një moment që njerëzit që kanë punuar në sistemin komunist e kanë brenda tyre formësimin e atij sistemi dhe kjo ka ndikuar në lidershipin e tij të Partisë Demokratike.

Shiko tv shqip

Related Posts