Frrok Çupi bën deklaratën e frikshme: “Janë sulur për të vràrë drejtësinë”

Teksa situata e zjarreve po bën kërdinë në vendin tonë, analisti Frrok Çupi është përqendruar diku tjetër.

Përmes një deklarate të gjatë ai ka vënë dukje faktin se të gjithë po sulen për të vràrë drejtësinë.

“Të gjithë janë sulur për ta vràrë Drejtësinë, të gjithë ‘ata’ domethënë; dhe kjo mund të ndodhë. Po atëherë?…Atëherë do të ktheheshim në pikën zero, ja kaq. Do të festonin mizorët, të korruptuarit, kriiminalët, hajdutët e mëdhenj e të vegjël; të tjerët- shumica, as festë as mort. Shenjat e një vdekjeje ende pa lindur, janë dhënë dhe ndodhen sheshit. Le të mos na rrëmbejë etja për Drejtësinë: para kemi një ushtri të tërë. Janë ngritur ushtat e disa komandave të terrorit për të vrarë Drejtësinë. Të gjithë ata që kishin ‘pesha’ në shtetin tonë, të gjithë janë sulur për të vràrë Drejtësinë.” -shkroi ai ndër të tjera.

Shiko tv shqip

Related Posts