Fshati Mazhe në Krujë i harruar pas tërmetit, në mes të dimrit banorët jetojnë në çadra, fëmijët mbeten pa shkollë (Foto)

Fshati Mazhe ne Krujë duket se është nga vendet më të dëmtuar prej tërmetit të 26 nëntorit. Njerëz akoma qëndrojnë nëpër çadra, përballojnë të ftohtin e acartë të këtyre ditëve dimri. Për ta tashmë jeta është bërë shumë e vështirë.

Banorët e fshatit Mazhe luten për më shumë përkushtim nga strukturat, kërkojnë ndihmë nga institucionet.

Banesat e tyre janë të pabanueshme, rrezikojnë të shemben tërësisht duke rrezikuar dhe jetën e tyre. Banesa dykatëshe e një banori të moshuar, Ramazan Dacit, është e pabanueshme. Familja e tij jeton në çadër, pasi nuk kanë asnjë vend tjetër ku të fusin kokën.
Përpos problemit të shtëpive, shkolla e tyre është shembur dhe mësimdhënien duhet ta ndjekin në Fushë Krujë, disa km larg nga fshati i tyre.

Si këto familje në zonën e Bubqit me pesë fshatra, ndodhen të tjera familje të cilët kalojnë ditë dhe netët e ftohta në çadra, larg vëmendjes së institucioneve.

Ndërkohë banorët kanë shpresë se do të rregullohet gjithçka nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shiko tv shqip

Related Posts