Fton ish te dashurin në emision, Roza Lati bën pyetjen e papritur

Këngëtari Stine njihet si mashkulli i parë i moderatores Roza Lati.

Ndonëse vitet kanë kaluar, historia e tyre dhe kënga “Ishe Ti” që Stine ia dedikoi Rozës kujtohet nga publiku, por ata mbeten miq të mirë.

Stine ishte i ftuari special i kësaj puntate në “Why Not” në RTV Ora, ku Roza i bëri pyetjen e shumëkërkuar nga fansat.

“Kur ke ndaluar së bëri këngë dashurie për mua?”, ishte pyetja e moderatores.

Stine bëri të qartë se njeriu rritet profesionalisht dhe kjo gjë mbetet në të kaluarën, ndonëse sjell ende këngë dashurie për tregun muzikor.

“Pse kur kam bërë ndonjëherë? Bëj shaka.

Tani ne rritemi profesionalisht, emocionalisht, mentalisht, fizikisht.

Tregu ka shkuar në vend tjetër dhe nuk ti marrin seriozisht këngët e dashurisë.

Duhet të bësh për makina, për karroca, për golfa 2″, u shpreh Stine.

Shiko tv shqip

Related Posts