Futbolli në zi, humb jetën një nga futbollistët më të njohur në gjithë botën

Një lajm i trishtë ka pushtuar botën e futbollit, pasi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeçare Paolo Rosi, ish futbollisti i njohur italian.

Bashkëshortja e tij, Federica Cappelleti, ka publikuar një foto në Instagram me të ndjerin përbri së cilës ka shkruar “Përgjithmonë”. Ajo nuk dha asnjë shkak mbi vdekjen e tij, por mediat italiane shkruajnë se ai ka qenë i sëmurë prej kohësh.

Paolo Rossi ka udhëhequr ekipin kombëtar italian drejt fitores së Kupës së Botës në vitin 1982. Ai ishte golashënuesi dhe lojtari më i mirë i kompeticionit që u zhvillua në Spanjë.

Shiko tv shqip

Related Posts