FUTSALL/ Shorti i Kupës së Botës 2024, Shqipëria mëson rivalët

Është hedhur shorti i Paraeleminatoreve të Kupës së Botës 2024 në Futsall. Shqipëria është shortuar në Grupin E në këtë kompeticion.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Erind Resuli do të ketë përballë Suedinë, Andorrën dhe Austrinë. Në përfundim të shortit ka folur dhe tekniku kuqezu për FSHF-në.

“Shorti është relativisht i vështirë, por ne jemi të detyruar të luftojmë fort për kualifikimin. Skuadra ka pasur rritje vitet e fundit dhe uroj që kjo të konfirmohet edhe në këtë edicion eliminator”.

Paraeleminatoret do të luhen në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill. Sipas rregullores, në këtë fazë kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi.

Shiko tv shqip

Related Posts