Gara presidenciale, Ivanka Trump mbledh miliona dollarë për fushatën e babait të saj, thyen edhe rekordin e Obamës

Këshilltarja dhe vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka ka thyer rekordin e mbledhjes së të ardhurave për rizgjedhjen e babait të saj si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ivanka mësohet se ka mbledhur 35 milionë dollarë kontribute në fushatë brenda një dite, duke thyer rekordin e mbajtur nga ish presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

39-vjeçarja mblodhi 13 milionë dollarë gjatë tre ngjarjeve për mbledhjen e fondeve në Kaliforni dhe një në Detroit gjatë javës së fundit të tetorit, duke çuar në Ditën e Zgjedhjeve. Që nga 25 tetori, Ivanka ka qenë ylli i 11 ngjarjeve, nga 32 në total, disa prej të cilave kanë qenë për mbledhje fondesh.

“Donatorët tanë u entuziazmuan kur dëgjuan drejtpërdrejt nga Ivanka Trump për politikat që babai i saj ka dhënë dhe vizionin e tij për katër vitet e ardhshme,” tha Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel për mediat amerikane.

Fushata e Trump është fokusuar fort te Ivanka për të synuar mbështetjen fëmërore. Puna e Ivana për mbledhjen e fondeve ka qenë një ndihmë e madhe për fushatën Trump, e cila ka mbetur prapa nga ajo e kundërshtarit Joe Biden.

Regjistrimet e Komisionit Federal të Zgjedhjeve treguan se Biden përfundoi shtatorin me 177.3 milionë dollarë para në arkë të fushatës së tij, ndërsa Presidenti Trump kishte vetëm 63.1 milionë dollarë.

Shiko tv shqip

Related Posts