Gattuso mesazh Bonuccit: Edhe ne duam të fitojmë

Ishte një ditë e mbushur me emocione kjo për Milanin, që pasi mori vendimin përfundimtar nga CAS tashmë përgatitet për të luajtur në kampionat dhe Europa League. Në Milanello mbasditja rezervoi një miqësore me Novarën, të fituar 2-0 me gola nga Suso dhe Calabria.

Por tashmë që projekti i ri kuqezi po merr jetë, trajneri Gennaro Gattuso kërkon të mbajë fort një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, Leonardo Bonuccin. Rino e di mirë që Milani nuk është ende të konkurrë me emrat e mëdhenj të futbollit kontinental, edhe pse është vetë një i tillë, por mesazhi për kapitenin i drejtohet sedrës dhe pjesës njerëzore.

“Kam folur me Bonuccin. Leo është një profesionist i madh dhe lojtar i pabesueshëm, por në këtë fazë ku jemi duhet të dëgojmë edhe lojtarët dhe më pas të shohim”, tha trajneri kuqezi pas ndeshjes me Novarën.

“Sot për sot mund të them vetëm fjalë të mira për të, për atë që ka dhënë e për atë që po jep. Por vjen një moment që duhe të respektosh zgjedhjet e njerëzve: nëse një lojtar sillet si njeri i madh unë nuk do t’i mbaj kurrë mëri”, shton Gattuso. “Ai dëshiron të fitojë, por edhe ne duam të fitojmë. Por duhet të presim sepse është një lojtar i rëndësishëm, të cillin duam ta mbajmë me çdo kusht”.

Për ish-mbrojtësin e Juventusit interesohet Paris SG, me ndërmjetësimin e Gigi Buffon, por edhe Manchester United, dy skuadra që momentalisht kanë fuqi financiare më të mëdha dhe ofrojnë futboll në Champions League./EDS/

ovara

Shiko tv shqip

Related Posts