Gazetari tregon kush është shkaku i vërtetë i shkarkimit të Çakos

Gazetari Lorenc Vangjeli ka deklaruar në “Opinion” se largimi i Haki Çakos lidhet me kanabisin.

“Ky është nga ato rastet klasike ku edhe ikja edhe ardhja kanë të njëjtin shkak. Edhe largimi i zotit Çako edhe ardhja për momentin e Jaupit janë të dyja të shënjuara nën shenjestrën e kanabisit.

Çako po ikën për veprimet dhe mosveprimet e tij. Për mungesën e parandalimit apo lejimin e kultivimit të kanabisit në territorin e vendit, ndërsa zoti Jaupi vjen në këtë detyrë me gjasa edhe për shkak se ka qenë i suksesshëm në detyrën e fundit si drejtor i Task Forcës kundër kanabisit,” deklaron Vangjeli. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment