Gent Cakaj: Urime shqiptarëve të Maqedonisë, arritje e madhe

Dy partitë fituese të zgjedhjeve të 15 Korrikut Bashkimi Demokratik për Integrim dhe LSDM arritën sot një marrëveshje bashkëqeverisjeje për katër vitet e ardhshme. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Gent Cakaj duke komentuar këto zhvillime në Maqedoninë e Veriut e ka quajtur një arritje të madhe këtë marrëveshje koalicioni midis partisë fituese tek shqiptarët Bashkimit Demokratik për Integrim dhe LSDM-së së Zaevit informon TetovaSot .

Ndryshe LSDM dhe Bashkimi Demokratik për Integrim janë pajtuar që gjatë mandatit katërvjeçar bashkërisht të punojnë në ndarjen e përgjegjësive sikur dhe përbërjes së qeverisë së re. Në këtë mandat prioritet do të jetë lufta kundër koronavirusit , sikur edhe standardi ekonomik, rritja e pagave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i sistemit të drejtësisë, hetimi i pasurisë së funksionarëve dhe të kaluarën e tyre etj.TetovaSot

Shiko tv shqip

Related Posts