Gent Zenelaj rrëfen të vërtetën e prishjes së miqësisë me Jul Dedën

Gentian Zenelaj është një nga aktorët më të njohur shqiptar, i cili fillimisht u njoh nga publiku si aktor humori, por më vonë Gentin e kemi parë me disa role mjaft dramatike edhe në teatër.

Megjithatë le t’i kthehemi fillimit të karrirës së tij bashkë me Jul Dedën e Ermal Mamaqin. Genti dhe Juli veçse ishin kolegë dukej se ishin edhe miq të ngushtë, pasi shiheshin gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo kur Genti vendosi të largohej nga bashkëpunimi artistik me Julin në “Apartamenti 2xl” marrëdhënia mes tyre u ftoh dhe ata nuk u folën më. Vetë Juli zbuloi gjatë një inetrviste në “Xing me Ermalin” se ata nuk ishin më miq.Gjithashtu ai tha se nuk ka pasur asnjë sherr mes tyre, por thjesht nuk kanë komunikuar më.

Ndërsa i ftuar së fundmi në emisionin “Thumb” Genti ka treguar versionin e tij të historisë së me ish –mikun e tij të cilin e ka edhe fqinj.“Me Julin është hatërmbetje, të mërzitur më shumë, me një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga “Vizion Plus” dhe mu tha atëherë ‘o me ne o me ata’, unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta” – tregoi Genti duke qeshur.

Pas kësaj ai gjithashtu zbuloi se kur u largua nga “Vizion Plus” doli një urdhër i ri që askush nuk duhej t’i fliste më, raporton “Xing.al”.

“Kur ika unë nga Vizioni doli një urdhër i brendshëm që kush i flet Gentian Zenelajt pushohet nga puna” – shtoi më tej aktori i njohur.

Shiko tv shqip

Related Posts