”Giovanni Falcone është frymëzim…”, ambasadori italian: Faleminderit Lulzim Bashës për fjalët e bukura mbi prokurorin, një hero italian

Ambasadori italian, Fabrizio Bucci, ka falenderuar Lulzim Bashën për elozhet, që i ka bërë ky i fundit prokurorit Giovanni Falcone, i cili u vra në Palermo, si sot 28 vite më parë.

Në rrjetin social Twitter, duke rishpërndarë statusin e Bashës, Bucci thotë se, Falcone është hero italian dhe se e falenderon Bashën për fjalët e bukura mbi ish-prokurorin.

Nga ana tjetër më herët Basha shkruante se Falcone ishte frymëzim për çdo magjistrat për drejtësi të vërtetë dhe përparim të vendit.

STATUSI NGA AMBASADA ITALIANE

Amb Bucci: “Faleminderit Lulzim Basha për fjalët e bukura mbi prokurorin Falcone, një hero italian”.

Related Posts