Gjashtë ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit, Monika Kryemadhi merr goditjen e rëndë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, merr një tjetër goditja gjashtë ditë para zgjedhjeve. Të tjera largime vazhdojnë të vijnë nga LSI në drejtim të Partisë Socialiste.

Këtë herë nga Pogradeci ku mësohet se e gjithë struktura e LSI në Çerravë ka kaluar në Partinë Socialiste. Duket se antarët dhe drejtuesit e kësaj force në këtë njësi janë ndier të papërfaqësuar nga LSI dhe tashmë kanë bashkuar forcat dhe votat me partinë Socialiste.

Ata gjithashtu kanë zhvilluar një takim edhe me kandidatin për Deputet Bledi Çomo në zgjedhet e 25 Prillit dhe kryebashkiakun Xhakolli. Pjesë e takim ka qenë edhe Guri Meko ish funksionar i lartë i LSI Korçë.

 

Shiko tv shqip

Related Posts