Më i gjatë, Presidenti Meta publikon foton e veçantë me djalin e tij (FOTO)

Presidenti Ilir Meta me anë të një statusi në Facebook ka bërë një thirrje të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit por ka postuar edhe një foto shumë interesante.

Si rrallë herë, presidenti ka hedhur një foto me djalin e tij, Besarin, duke treguar se tashmë ai është rritur, madje më i gjatë se Meta.

Meta apelon të gjithë shqiptarët që të angazhohen më shumë për një mjedis të pastër e të shëndetshëm, në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit.

“Sot në Ditën Botërore të Mjedisit, dua të bëj një apel mbi nevojën për t’u angazhuar të gjithë që pasuritë kombëtare, të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit.

Të kontribuojmë të gjithë për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm, të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, pyjet, lumenjtë, florën e faunën dhe të orientohemi drejt produkteve bio, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë natyrore.

Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme”, shkruan Meta në Facebook. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts