Gjendet 15-vjeçarja e humbur nga Vlora, adoleshentja kishte përfunduar në Fushë Krujë

Ergita Liço, 15-vjeçarja që prej tre ditësh rezultonte e zhdukur është gjetur në Fushë Krujë mbrëmjen e sotme. E mitura, që u denoncua dhe kërkohej dëshpërimisht nga familjarët, rezultonte prej tri ditësh e zhdukur.

Babai i 15-vjeçares e ka kërkuar fillimisht në Berat, por nuk ka e gjetur. Më pas ai e ka gjetur në një banesë në Fushë-Krujë.

Ditën e sotme babai i adoleshentes tha se vajza është parë për herë të fundit në një hotel në Lushnje. Babai shprehej se vajza ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk di detaje të tjera për zhdukje e saj.

Ajo tashmë po kthehet nga forcat e policisë në shtëpinë e saj.

Shiko tv shqip

Related Posts