Gjendet foshnja e porsalindur në koshin e tualetit të avionit, arrestohet nëna 20-vjeçare

Stafi i aeroportit në Mauritius ka gjetur një djalë të porsalindur të braktisur në tualetin e koshit të plehrave të tualetit të një avioni.

Një 20-vjeçare nga Madagaskari, ka lindur gjhatë fluturimit në tualet dhe fëmijën e ka hedhur në koshin e mbeturinave.

Oficerët e aeroportit e bënë zbulimin kur kontrolluan avionin për një kontroll rutinë doganor. Ata vunë re se kishte letër higjienike të lyer me shumë gjak dhe e çuan foshnjën në një spital publik për trajtim.

Gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur.

20-vjeçarja u arrestua, teksa raportohet se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shiko tv shqip

Related Posts