Grekët tallen me shqiptarët/ Pleq dhe fëmijë presin me orë të tëra në Kakavijë: Autobuzët janë kthyer pas

Greqia lajmëroi pak ditë më parë hapjen e kufijve me Shqipërinë por kalimi I shqiptarëve në Kapshticë po bëhet i pamundur ditë pas dite.

Pala greke nuk lejon autobuzët me targa shqiptare të kalojnë duke bërë që të kthehen pas të gjithë pasagjerët shqiptarë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Polic isë Kufitare ditën e djeshme udhëtarët mund të kalonin kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët me targa shqiptare.

“Kompania greke që operon nga Kakavija deri në Janinë ende nuk ka një shpjegim konkret ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë drejtuar për në Greqi rreth 1100 persona të cilët kanë udhëtuar për arsye pune, turistike apo familjare.

Në pikën kufitare situata sot është më e qetë krahasuar me ditën e djeshme dhe ndodhen vetëm automjete private sepse ka pasur shumë vonesa duke iu kërkuar dokumentacionin por më pak sportele nga pala greke ndërkohë nga pala shqiptare po punohet me 3 sportele.

Çdo sezon vere situata është e ngjashme me probleme duke qenë se është edhe kuota e personave që udhëtojnë është rritur duke shkuar deri në 1500. Autoritetet zyrtare greke nuk kanë pohuar asgjë kjo edhe nga një presion që mund të ketë shkaktuar linja greke e autobusëve e cila ka operuar deri ditën e djeshme”-raporton gazetarja.

Edhe ambasada shqiptare në Athinë ka kërkuar shpjegime prej autoriteteve greke, por deri tani askush nuk jep një përgjigje të saktë pse nuk mund të kalojnë autobusët shqiptarë në kufi, edhe pse qeveria ka hequr kufizimet me vendin tonë dhe ka hapur kufijtë për turistët shqiptarë.

Kujtojmë se ministria greke e transportit ka vendosur të mbajë të bllokuar edhe linjat detare mes Sarandës dhe Korfuzit, duke falimentuar pothuaj kompanitë shqiptare të trageteve, por edhe duke i dhënë një go ditje turizmit të Sarandës, që ka furnizues kryesor të tij pikërisht porte dhe aeroportet e Korfuzit dhe të Prevezës.

Shiko tv shqip

Related Posts