Gruaja i kërkon divorcin, babai hidhet nga kati i 9-të bashkë me fëmijët

Një baba ka vr arë veten dhe dy fëmijët e tij, duke u hedhur nga ballkoni i katit të 9-të. Roman Mikhailovi mori vendimin pasi bashkëshortja i kërkoi divorcin.

30-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes së bashku me djalin 18 muajsh, Artyom. Ndërsa vajza e tyre 4-vjeçare Sofiya vd iq më vonë në spital.

Para tragjedisë në Saratov – Rusi, Mikhailovi i kishte dërguar bashkëshortes, Irina një fotografi të tij dhe dy fëmijëve në ballkon.

29-vjeçarja, me profesion psikologe, u nis menjëherë në shtëpi, por ishte shumë vonë për të ndaluar ngjarjen tragjike.

Gruaja raportohet se është në shok të thellë pas vde kjes së dy fëmijëve të saj.

Mikhailovi raportohet se ishte xheloz dhe dyshonte se Irina kishte një lidhje tjetër.

Në një shënim të lënë në shtëpi, ai shkruante: “Faji është i bashkëshortes sime”

Shiko tv shqip

Related Posts