Gruaja që mund të pasojë Haki Çakon (FOTO)

Ardi Veliu, Rebani Jaupaj, Gjovalin Lokaj dhe Eduard Merkaj janë 4 ermat më të përfolur për zëvendësuar Haki Çakon.

Por burime për SYRI.net bëjnë me dije se një tjetër emër po përflitet në koridoret e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, dhe për habinë e të gjithëve nuk bëhet fjalë për asnjë nga emrat e mësipërm, por për një grua. Dhe më konkretisht, burime për SYRI.net thonë se Edi Rama po shqyrton seriozisht mundësinë për të emëruar në krye të Policisë së Shtetit, znj. Aida Hajnaj. Zonja Hajnaj nuk është një emër i panjohur për forcat blu pasi ajo mban aktualisht postin e Drejtoreshës së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Në këtë mënyrë, pasi u investua politikisht për të dërguar një grua në krye të akuzës shqiptare, Arta Markun, Edi Rama kërkon sërish të joshë ndërkombëtarët duke propozuar një tjetwr grua në krye të sektorit më të dështuar të qeverisjes së tij 4-vjeçare, e që është Policia e Shtetit.

Gjasat janë të forta që, Aida Hajnaj të propozohet sëshpejti zyrtarisht për postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Por nëse Aida Hajnaj do të jetë e përzgjedhura e Edi Ramës për në krye të Policisë së Shtetit, mbetet për tu parë nësë ajo do të jetë “Asi i tij nën mëngë” apo “Çupa” e tij…

Shiko tv shqip

Related Posts

Add Comment