Habit vajza e ish-deputetes së PD-së: Mami nuk më lë të dal me djemtë e socialistëve

Ada Deda, vajza e ish-deputetes Albina Deda është një nga vajzat më të njohura të showbiz-it shqiptar.

Së fundmi, Ada ka folur për disa detaje nga jeta e saj personale. Në një intervistë për ‘Panorama Plus’, Ada Deda ka treguar se momentalisht ndodhet në një lidhje dashurore, identitetin e të cilit nuk dëshiron ta bëj publik.

Bukuroshja deklaroi se e ka të ndaluar të frekuentojë meshkuj që kanë bindje socialiste, prej bindjeve të së ëmës.

“Këto djemtë e famshëm mund të kenë krijuar lidhje, familjet e tyre pse të bëjmë lajme e ti prishim punë. Madje një çifti i famshëm, më kishte ngacmuar djali dhe mbas tre ditësh shikoj që më kishte bërë bllok dhe më mbajti për tre vite derisa u ndanë dhe më zhbllokoi.

Normal që më kanë ngacmuar djemtë e socialistëve dhe PD, por mami thotë që duhet të futet duke bërë simbolin e PD, kështu që djemtë e socialistëve vizën”.

Shiko tv shqip

Related Posts