Hajdari: Rama pëlqen modelin turk, të jetë sulltan, Basha atë rus

Deputetja Rudina Hajdari nga foltorja e Kuvendit këtë të hënë ka sulmuar liderin e opozitës, Lulzim Basha, dhe kryeministrin Edi Rama. Hajdari bëri dhe një krahasim mes Ramës dhe Bashës, për modelin qeverisës dhe sipas saj kryeministri preferon modelin turk, ndërsa kreu i opozitës atë rus.

“Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin e vjetër turk të qeverisjes i pëlqen ideja e të qenit sulltan, me fermane të shkruara natën, e ai që është jashtë që do të bëhet kryeministër nesër, i pëlqen modeli rus i qeverisjes, ku pavarësisht se çfarë duan të tjerët, ky do të mbetet në krye i njëjti person që pasi eliminon të gjithë armiqtë bashkëpunëtorët e që japin kontribut e gjak e vlerë në PD ai i shpall armiq. Deri në vdekje do të sundojë edhe nëse foleja e tij do shndërrohet nën një barake.

Këta nuk e duan procesin e integrimit evropian se do të thotë më shumë fuqi për qytetarët, ligjin, kushtetutën, gjyqësorin, Shqipërinë e më pak ose aspak fuqi për 3-4 persona që për 30 vite e katandisën Shqipërinë me një bilanc negativ për çdo raport”.

Hajdari përmendi vendimin e saj për të mos e braktisur Kuvendin për të cilin tha se braktisja e institucioneve na largojnë nga Shqipëria që duam.

“Më është hedhur kaq shumë baltë e kaq shumë vrer se pranova të rrija në parlament kur të tjerët e PD e vendosën të braktisin institucionet, kur e mora këtë vendim unë kisha në mendjen time një imagjinatë, një Shqipëri e cila kishte këto kushte, unë e dija dhe e di se dhuna bojkoti braktisja e institucioneve nga çdo opozitë na largojnë nga kjo Shqipëri që të gjithë e duam, jo vetëm unë si Rudinë e si politikane por e dua dhe si nënë prandaj qëndrova në këtë parlament punova fort aq sa munda brenda hapësirave të pata.
E di që kontributi im vlerësohet sot maksimalisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë por nuk mjafton. Duhet vullnet politik i të gjithë klasës politike që vendi të ecë përpara. Por më lejoni tua them që ky vullnet nuk ekziston”.

Shiko tv shqip

Related Posts