Hëngri 639 gozhdë, mjekët i shpëtojnë mrekullisht jetën (FOTO)

Kirurgët kanë kanë nxjerrë 639 gozhdë nga zorrët e një pacienti duke përdorur një magnet dhe e kanë shpëtuar jetën e tij.

48-vjeçari, i cili jeton në Indi, është skizofrenik dhe ka gëlltitur gozhdë që mrekullisht nuk i shkatërruan sistemin e tij të tretjes, përcjell albeu.com.

Ai u dërgua në spital dy javë më parë me të vjella në mënyrë të përsëritur dhe gjithashtu u ankua për dhimbje në stomak.

Një video ka kapur mjekët duke i hequr ato brenda zorrëve të tij.

Kirurgjia zgjati gati dy orë.

Në total gozhdët peshonin rreth 1.3 kilogramë. /albeu.com/

Shiko tv shqip

Related Posts