Heqja e sinjalit të TV, “Lali Eri i shkruan AMA-s: “Na latë pa punë!”

Pas vendimit të AMA-s për mbylljen e transmetimeve analoge ka reaguar edhe sociologu Ergys Mërtiri.

Përmes një postimi në facebook, Mërtiri ironizon vendimin duke u shprehur se kjo gjë ka shkaktuar alarm në bashkinë e Tiranës dhe se Veliaj i ka dërguar një letër ku ankohet se e kanë lënë pa punë.

“I gjithë populli mbetet pa televizor, në Alarm në Bashkinë e Tiranës. Lali Eri i shkruan AMA-s: “Na latë pa punë!” I vetmi televizion i mbijetuar është ERTV, që transmeton në internet! Star i momentit tashmë në Shqipëri, më shumë se të gjithë aktorët e humorit është bërë Niko Peleshi”, shkruan Mëritri.

Erion Veliaj është politikani që shfaqet më shpesh në mediat shqiptare, duke kaluar edhe kryeministrin Edi Rama. Kasetat e regjistruara që u dërgon televizioneve e shfaqin kryebashkiakun sikur të jetë në punë edhe në ato raste kur ndodhet jashtë vendit.

Shiko tv shqip

Related Posts