“Heroi shqiptar që vlente sa 1000 kroatë” – ja si e kujtojnë në Kroaci, Bekim Berishën

Bekim Berisha, është krenaria e Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës.Është ushtari i vetëm i dekoruar nga tre presidentë dhe për artin e tij luftarak flitet edhe sot, 23 vjet pas vdekjes.Mediat kroate kohë pas kohë publikojnë shkrime dhe video ku lartësojnë figurën e tij.“Kroatët e quanin atë “shok” gjersa në Kosovë, njihej si “Abeja”.

Në fakt, emri i tij ishte Bekim Berisha.Aftësitë e tij të luftës i ka dëshmuar në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, ku edhe vdiq 21 vite më parë.Këtë trim shqiptar banorët e Banovinës e kujtojnë edhe sot, ndërsa guximi Bekim Berishës i kishte bërë përshtypje edhe presidentit të parë kroat Franjo Tugjman”.“Ky luftëtar vlen sa 1000 ushtarë” – kishte thënë Tuxhman për Berishën.

“Berisha është një nga ushtarët më të mirë dhe më të besueshëm që kam takuar ndonjëherë”, – e vlerësoi gjenerali Janko Bobetko.Ai ishte pjesë e tri luftërave në Ballkan e të cilat kishin një ar,mik të përbashkët Serbinë.Bekim Berisha, në Kroaci kishte arritur në gusht të vitit 1991 dhe që nga atëherë për 539 ditë ishte pjesëtar i Ushtrisë Kroate.

Në vitin 2013 nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, është dekoruar me medaljen e artë.Bekim Berisha është dekoruar edhe nga ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu me urdhrin heroi i kombit.Ai u v,ra më 10 gusht 1998, në betejën e Junikut mes forcave të policore dhe ushtarake të Serbisë dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shiko tv shqip

Related Posts