Historia e 2 ujqërve do të ndryshojë mënyrën sesi do ta shihni veten çdo mëngjes në pasqyrë

Legjendat e gojëdhënat gjithmonë fshehin një margaritar të mençurisë dhe kjo është arsyeja pse mbeten të fiksuara në kujtesën e atyre që i dëgjojnë. Dhe të vërtetat që ato tregojnë, që janë kaq të kuptueshme për natyrën njerëzore, janë të vlefshme universalisht, përtej çdo pengese gjeografike.

Ky është rasti i legjendës indiane që ne duam t’ju tregojmë për sot. Një histori delikate dhe e thellë, por mbi të gjitha, mësim jete: shëmbëlltyra e dy ujqërve.

Njëherë e një kohë ishte një njeri i mençur që i pëlqente shumë t’u tregonte fëmijëve tregime për t’i përgatitur për jetën që i pret.

Një natë, ai u ul nën qiellin e ndritshëm dhe ftoi nipin e tij më të vogël të ulet pranë tij për t’i treguar atij anekdotat që e kishin bërë atë të urtin e madh që të gjithë njihnin, por thellë në zemrën e tij, ai donte t’i transmetonte një mësim të një rëndësie thelbësore për të.

Kështu që, para se të zhyteshin në historinë e rradhës, ai i tregoi djalit shëmbëlltyrën e dy ujqërve. Dhe ai i tha nipit të tij:

“Ti e di vogëlush, brenda secilit prej nesh ka dy ujq që janë në një luftë të vazhdueshme mes tyre, të një egërsie të tillë që vetëm disa mund ta përballojnë në mënyrë të vetëdijshme”.

Fëmija, i habitur, e pyeti: “Dy ujqër, gjysh, por si është e mundur?“, duke mos qenë në gjendje të imagjinonte dy kafshë të egra brenda trupit të tij të vogël.

Gjyshi u përgjigj: “Sigurisht, secili prej nesh ka dy ujqër që janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri: një i keq dhe një i mirë.

I pari përfaqëson gjithçka që është e keqe në shpirtin njerëzor: zilia, zemërimi, lakmia, krenaria, urrejtja, xhelozia, frika, egoja, arroganca dhe keqardhja për veten.

Ujku i dytë mishëron më të mirën në qeniet njerëzore: dashuri, mirësi, bujari, paqe, gëzim dhe të vërtetën“.

Fëmija mendoi për një moment, pastaj pyeti: “Dhe cili prej dy ujqërve është më i fuqishmi? Kush e fiton luftën?”

Plaku i mençur buzëqeshi dhe i tha: “Kjo, vogëlushi im, varet nga secili prej nesh, çfarë lloj ujku do të doje ti të ushqeje?”

Kjo është e vërteta e thellë që gjyshi atë ditë deshi t’ia transmetojë nipit të tij: Secili prej nesh vendos çdo ditë, me veprimet e veta, cilin prej dy ujqërve brenda vetes të ushqejë, duke zgjedhur kështu edhe se çfarë njeriu do të jetë.

Shiko tv shqip

Related Posts