Humb jetën nga COVID aktivisti dhe ish-zv.ministri i njohur shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm për një ndër aktivistët më të njohur shqiptar. Genci Pasko u nda mbrëmjen e djeshme nga jeta si pasojë e COVID-19.

Genci u infektua me COVID-19 5 muaj më parë, por fatkeqësisht pasojat që i la virusi në mushkëri qenë fatale për të.

Genci ka dhënë një kontribut të vyer prej më shumë se 20 vite, nga fillesat e gjatë zhvillimeve të këtij sektori, ku shume procese të rëndësishme mbajnë emrin e tij.

Diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, disa studime pasuniversitare dhe PhD ne Turizëm, Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv/ Ministër i Turizmit.

Nga kjo ikje e pashpirt dhe e pabese, ka humbur shume familja e tij e mrekullueshme që ai e deshi fort dhe iu përkushtua, por po aq shume edhe miqtë, shokët, kolegët, e të afërmit, shkruan shqip.

Shiko tv shqip

Related Posts