I mbijetoi tërmetit, mamaja e Alesios as që e di që ka humbur vajzën dhe bashkëshortin

Djali i saj u takua me Cristiano Ronaldon, por ajo ka humbur dy nga pjesëtarët e tjerë të familjes.

Manjola Cakoni është një nga personat e mbijetuar në tragjedinë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Nga spitali i Traumës ku ndodhet në kujdesinë e vazhdueshëm të mjekëve, ajo ende nuk e di se vajza dhe burri nuk shpëtuan nga tragjedia që shënoi tërmeti.

Në këtë tragjedi, Manjola Cakoni humbi vajzën 15 vjeçare Drita dhe bashkëshortin Kastriotin.

Ndërkohë që i mbijetuar në këtë tragjedi që ka prekur familjen është djali Alesio Cakoni i cili u bë i njohur për faktin që dy lojtarët e Juves, Ronaldo dhe Bufon i dhuruan bluzën e tyre.

Shiko tv shqip

Related Posts