I ndodhi ajo që nuk e priste në fillim të emisionit, Blendi Fevziu merr vendimin e prerë

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka deklaruar mbrëmë se nuk do të pranojë më në studio deri në 25 Prill përfaqësues që dërgojnë partitë politike për debat. Fevziu u shpreh se të ftuesit do të debatojnë, por nuk do të pranojnë përfaqësues që ulen në kolltuk vetëm se janë pjesë e një partie.

Blendi Fevziu: A do ta mbyll? E mbyllim po deshët se kam gati emision tjetër?

Luan Rama: Dua unë të jem korrekt me ligjin.

Blendi Fevziu: Do ta lëmë?

Luan Rama: Jo nuk do ta lëmë, unë dua të bëjmë debat.

Blendi Fevziu: Po si do ta bëjmë debatin, 3 me 1?

Blendi Gonxhja: Unë jam përfaqësues politik, sepse emërohem direkt nga Kryeministri. Në një farë më mënyre nuk jam përfaqësues i PS.

Blendi Fevziu: Që ta dish luan edhe ty personalisht të kam kërkuar unë, Jo si përfaqësues i LSI por si një njeri që debaton. Që ta dish që sot përfaqësuesit e partive që vijnë me leje partie dhe ulen në karrige kur unë nuk di se kush janë unë nuk i pranoj më. Që ta dish. Unë po marr njerëz që kanë bindjet politike, por nuk marrë përfaqësues partie. Përfaqësues partie, që të merr partia e të dërgon derr në thes unë nuk marrë më. Ju rrini të qetë. Nga sot e deri në 25 Prill nuk do shihni më tek unë. Do ta mbyll debatin, s’ka problem.

Luan Rama: Mos ma keqkuptoni objeksionin tim.

Blendi Fevziu: Gonxhe do të largohesh? I jap Maznikut gjithë kohën

Blendi Gonxhja: Nuk gjej dot një zëvendësues për ju, pa…

Shiko tv shqip

Related Posts